25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha premton: Kur të vij prapë në qeveri do e keni ujin falas

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e sindikatave. Aty dha disa premtime, të cilat me siguri do t’i mbajë kur të vijë në pushtet.

    Berisha tha se gjatë kohës kur ai ishte në qeveri, mendonte ta jepte ujin e pijshëm falas për qytetarët, pasi Shqipëria është një vend i cili ka mjaftueshëm ujë.

    Më tej ish-kryeministri tha se këtë gjë do e bëjë të mundur kur të vijë përsëri në qeveri. Ndonëse nuk do e bëjë direkt, pasi fillimisht nevojiten ujësjellëse funksionale, Berisha tha se qytetarët do e paguajne ujin me çmimin më të ulët.

    “Gjatë viteve të qeverisjes një nga gjërat që mendoja gradualisht ta japim falas ishte uji. Pse kjo? Sepse ne jemi vend i bekuar me ujëra. Ne kemi shumë ujëra dhe ujëra shumë të mira.

    Domethënë duhen investime, por ujërat tona mbulojnë të gjithë territorin, po marr përshembull ujërat e Tomorit mund të furnizojnë të gjithë Myzeqenë me ujëra të cilësisë më të mirë.

    Ka një vend që u jep krenarisht falas dhe është Austria e jep sepse thotë ne kemi shumë ujë, dhe Austria ka ujë. Por, Shqipëria nuk ka më pak ujëra. Është një akt i papërgjegjshëm kj oqë bënë këta me dy tre fishimin.

    Sigurisht dhënia e ujit falas kërkon të kesh sipërmarrje ujësjellësi funksionalë dhe unë  nuk them që do të bëhet menjëher, por çmimi i ujit do të kthehet ashtu si ka qenë dhe më ulët.

    Ju siguroj që do të ketë çmim të veçantë për sipërmarjret turistike në të gjithë vendin”, tha Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit