Sali Berisha është qëlluar me grusht nga një i ri.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që Berisha po ecte me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ishte një person, pjesë e turmës së protestuesve që ishin grumbulluar në bulevard, ai që ka qëlluar Berishën.
Në momentin që Berisha është qëlluar ka rënë direkt në tokë dhe më pas kanë ndërhyrë truprojat.