20.5 C
Tirana
E diel, 8 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha ‘sot pushim’, i martohet djali! Detaje nga ceremonia martesore e Arminës dhe Shkëlzenit në dasmën me 300 të ftuar që do mbahet në Shijak

    Pas 10 vitesh lidhje dashurie, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, do të kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë.

    Rreth 300 persona do të marrin pjesë në dasmë, e cila do të zhvillohet në një agroturizëm në Shijak. Festa do të nis që në orën 17:00 me një kokteil, dhe më pas darka.

    Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë.

    Veç personazheve nga bota e artit, kulturës, në dasmën e dyshes nuk do të mungojnë as figura të politikës.

    Armina Mevlani ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, Valdrin Sahtit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit