Sali Berisha, duke komentuar kërkesën e Gabriel Escobar, që i bëri thirrje thirrje institucioneve shqiptare që ta shqyrtojnë ‘non gratën’ e Berishës, pasi ka prova dhe fakte për korrupsionin e kryer nga ai, kërkojë nga drejtësia që t’i shkojnë deri në fund këtyre hetimeve.
“Sot po të flas nëqoftëse ndonëjherë në jetë kam patur epërsi morale, kam vetëm sot. Po më detyron të lë mënjanë modestinë.
U akuzova nga diplomati numër 1 me firmë, për 1.2.3. Dola të nesërmen dhe i thashë që gjithçka është lobim korruptiv i Sorosit. I bindur të jesh ti që unë sot dhe atëherë kam admiruar SHBA, kam patur marrëdhëniet më intesivë.
Edhe tani i adhuroj, sigurisht. Kur unë kam dalë, kam bërë atë deklaratë, e kam bërë vetëm e vetëm i motivuar nga një fakt, se unë kurrë gënjeshtrën për të vërtetë nuk mund ta pranoja, por kur kam bërë atë deklaratë ka qenë një grup i vogël që s’kanë besuar akuzat e Antony Blinken ndaj Berishës.
Sot pas 20 muajsh ka zero fakte, zero fakte, jo vetëm te unë, por edhe në Kongresin e SHBA, ku DASH me ligj është i detyruar të dorëzojë dhe e di pse, sepse ato janë të gjithë shpifje të mediave të Sorosit dhe raporteve të Edi Ramës, dhe kanë turp t’i nxjerrin sepse e dinë që janë shpifje.
Eepse kanë bërë çdo verfikim dhe ty të kujtohet në këtë studio Escobar i ka deklaruar Ballës që ne do të sjellim dokumenta dhe çfarë thashë unë?
Të sjellin çdo gjë se ne kemi dokumenta kurse dje shkëlqesia e tij u bëri thirrje istitucioneve shqiptare të hetojnë. Për çfarë të hetojnë?
Unë e mirëpres thirrjen e tij, por i bëj thirrje Kongresit të SHBA, ndjehem moralisht më i fuqishëm se kurrë. Unë u bëj thirrje institucioneve shqiptare, të hetoni”, tha Berisha.