16.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berishën e vënë në lojë me një foto nga krevati, i Vangjush Dakos

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi përmes një fotografie, ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, duke pretenduar se ndodhej në kushte të privilegjuara në burg.

    “Përshëndetje Dr, Vangjush Dako së bashku me drogaxhiun Ron Shqopa në qeli dhe me celular në dorë!”, shkroi Berisha në postimin që bëri xhiron në disa media online.

    Por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në një reagim për Top News konfirmoi se fotografia nuk ishte shkrepur në asnjë prej ambienteve të vuajtjes së dënimit në vend.

    Fotoja më pas u fshi nga profili i Berishës në rrjetet sociale.

    Nga PD thanë për mediat se një anëtar i stafit të menaxhimit të rrjeteve sociale të Berishës, kishte gabuar duke e hedhur foton pa e verifikuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit