0.5 C
Tirana
E diel, 28 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berishën e vënë në lojë publikisht

    Kryetarin e PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha e kanë vënë sërish në lojë duke i prezantuar sekretaren si ish-zëvendës ministre.

    Këtë herë Berishën e kanë talluar duke i prezantuar shtetasen Lindita Elezi si një ish-zëvendësministre të qeverisë italiane gjatë qeverisë së mëparshme.

    Berisha ka postuar një foto së bashku me të ku prezanton Elezin si ish-zëvendës ministre.

    “Shqiptarët me garë të lirë, triumfojnë kudo!

    Sot pata kënaqësinë të prisja në takim Znj. Lindita Elezi, ish zëvendës ministre, si përfaqësuese e Lega Nord në qeverinë e mëparshme italiane dhe tani e zgjedhur si e para shqiptare anëtare e Parlamentit Rajonal të Marke, së bashku me Znj. Merita Kaca Bushi.

    Duke përgëzuar zonjën Elezi shtova se shembulli i saj personal frymëzon shqiptarët dhe dëshmon më së miri sesi gara elektorale, aty ku është e lirë dhe e drejtë, i mundëson çdokujt të aksesojë çdo funksion demokratik, pavarësisht vendlindjes apo origjinës.

    Në këtë drejtim, mjerisht, Edi Rama e largon gjithmonë e më shumë Shqipërinë tonë nga kombet e lira demokratike të perëndimit, ashtu si dhe nga Italia fqinje ku krimi i organizuar luftohet nga pushteti, ndërkohë që këtu, ai është bërë palë me të duke e kthyer vendin tonë, defakto në të parin narko-shtet në Europë. Nuk ka më asnjë dyshim se me Edi Ramën, Shqipëria largohet çdo ditë nga Europa.

    Takimi ishte i hapur dhe kaloi në mirëkuptim të plotë”, shkruan ai.

    Ndërkohë sipas verifikimeve në internet në skedën e saj në këshillin e Marche apo edhe në postime mediatike ajo del se ka punuar si sekretare në Presidencën e Këshillit të Ministrave.

    Duket se Berishën po e “tallin” stafi i tij i ngushtë duke mos i verifikuar personat që ai prezanton në publik dhe del me to madje në disa raste ai ka bërë edhe denoncime ndërkohë që kanë rezultuar edhe vënie në lojë.

    Kujtojmë “denoncimin” e kitaristit Joe Walsh si Erion Veliajn në Iran për marrjen e inceneratorit apo edhe vënien e emrit “Dan Hutra” një rruge në Kamzë ku rezultoi e gjitha një vënie në lojë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit