9.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Berishës i del kundër besnikja e tij Adriana Kalaja: Mbete duke qarë. Po nuk je i zoti, hap krahun e boll u ankove

    Adriana Kalaja, është e vetmja zyrtare nga Partia Demokratike, e cila thotë se drejtuesit e kësaj partie duhet të largohen, nëse nuk mbrojnë dot votën.

    Ajo thumbon Sali Berishën, që nga një anë “qan” vjedhjen e votave dhe nga ana tjetër bën marrëveshje me Edi Ramën.

    “Ndërkohë, kur shoh refrenin dhe “qarjet” e zakonshme se po na vjedh prap Rama, se po i blen prap votat krimi, se po aktivizohet e gjithë administrata dhe struktura shtetërore në vjedhjen e zgjedhjeve, dua të kujtoj se:

    – Vota mbrohet me përballje dhe jo duke u “qarë” apo duke nënshkruar marëveshje me grabitësin apo atë që ka kryer krim zgjedhor.

    Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun.

    Kaq.

    PS: Nuk e di por kur po shkruaja këtë status, m’u kujtua ajo barsaleta kur i grabituri ose viktima, i kërkonte hajdutit marëveshje për t’i kthyer gjysmat e atyre që kishte vjedhur”, shprehet Kalaja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit