Bernardi, banori i Big Brother VIP Albania, ka marrë gjithë vëmendjen pas rrëfimit, ku deklaroi se është homoseksual.
Ky rrëfim i Bernardit erdhi pak kohë pasi kishte bërë të ditur se është divorcuar nga ish-partnerja e tij, dhe se është baba i dy vajzave.
Ndërsa tani ai ka folur më shumë për romancat e tij me meshkujt.
Bernardi tregon se “lidhjen e parë e ka pasur me një shkodran”.
Ndërsa në një diskutim tjetër me banorët, ai thotë: “Më pëlqejnë meshkujt, pikë, mbaroi. Kaq! Unë dua burrë!
“Mua më pëlqejnë meshkujt, pikë mbaroi. Unë dua burrë, nuk dua as një burrë si femër as nuk i gjykoj. Flas si Bernard, ma bëre pyetjen t’u përgjigja”, ka thënë Bernardi.