Këngëtarja Besa Kokëdhima është më e dashuruar se kurrë. Të paktën, kështu u shpreh në një intervistë për emisionin “Goca & Gra”
“Kuptimi i jetës është dashuria për mua”, tha Besa.
Madje, ajo bëri të ditur se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj.
“Themi se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i takon fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më ngelë gjë peng”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, ajo theksoi se gjithmonë ka pasur frikë për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm si martesa.
“Kam frikë të futem tek diçka nga e cila s’dal dot,” tha ajo.
Megjithatë, këngëtarja nuk ndau detaje sa i përket datës së dasmës apo personit që i ka rrëmbyer zemrën.