27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bie pretendimi i Alimehmetit se i kanë vjedhur votat brenda PD-së, nga PS Erion Braçe më “i përsekutuari”

    Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

    Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.

    Por ajo që doli nga 207 kutitë e para ishte fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 20 vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti.

    Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 45 vota, Albi Jahelezi me 22 vota, Edit Harxhi me 15 vota dhe Ilir Meta me 13 vota.

    Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 9 vota më shumë që do t’i hiqen pas rinumërimit.

    Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Asllan Dogjani me -14 vota, Salvador Kaçaj me -17 vota dhe Ilda Zhulali me -14 vota.

    Rinumërimi në Tiranë: Erion Braçe më “i përsekutuari” nga PS, Elezi dhe Xhafaj me vota “plus”

    Rinumërimi i votave në Tiranë, sa i përket Partisë Socialiste, tregon deri më tani se kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 77 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit.

    Edhe Fatmir Xhafaj ka 43 vota më shumë.

    Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka.

    Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.

    Ish-ministrja ka marrë vetëm 14 vota më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylameti 1 votë më shumë.

    Kandidatët e PS-së më të “persekutuar” nga numëruesit deri tani rezulton Erion Braçe, me -19 vota.

    Kujtojmë që deri tani janë hapur më shumë se 200 kuti votimi dhe si për PS, ashtu edhe për PD, nuk ndryshon asgjë, pasi nuk ka pasur ndonjë manipulim në masë, siç pretendohej.

    Bëhet fjalë vetëm për një grusht votash, që nuk ndikojnë në rezultat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit