7.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bien çmimet e shtëpive në BE, tregu imobiliar në Shqipëri njeh veç rritje (shifrat në ish-Bllok)

    Çmimet e shtëpive në BE kanë pësuar një rënie të fortë përgjatë tremujorit të tretë të 2023, me një mesatare prej 2.1 përqind.

    Rënia është edhe me e dallueshme në lokomotivën e ekonomisë Europiane, Gjermaninë ku çmimet kanë pësuar rënie me 10.2 përqind dhe Luxemburgu me 13.6 përqind.

    Në ndryshim nga Europa, çmimet e apartamenteve në kryeqytetin shqiptar kanë njohur një rritje konstante në vitet e fundit, nxitur kjo nga migrimi i brendshëm, remitancat, si dhe investimet e huaja.

    NAREA nuk parashikon një ngadalësim të sektorit përgjatë 2024. Tregu imobiliar do të vazhdojë të performojë me rritje sipas parashikimeve.

    Sipas agjencive, kërkesa për shitje është e lartë. Nga shumë ndërtues thuhet se ka një fluks të madh të njerëzve që prenotojnë blerjet e apartamenteve që në gërmimin e themeleve.

    Në kryeqytet, gjithashtu ka pasur ndërtesa ku shitjet me 4,000 euro për metër katror kanë përfunduar që me mbylljen e themeleve.

    Rritja më e fortë vërehet në zonën e Bllokut, RTSH-së dhe Liqenit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit