15.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bieta reagon pas incidentit në ‘Ftesë ne 5’: Askush nuk mund të bëjë policinë morale

    Tema e programit të djeshëm në “Ftesë në 5” lidhej me kërkesën për legalizimin e poligamise që kishte bërë avokatja Migena Balla.

    Poligamia është lloj martesa, ku burri ka më shumë se një grua.

    Të ftuar për të diskutuar rreth kësaj çështjeje ishin Olsi Jazenxhi, bashkëshort i avokates dhe Zhaklin Lekatari, gazetare, aktiviste.

    Gjatë programit, Olsi Jazenxhi ofendon vazhdimisht Zhaklinën, që nga mënyra ironike e të folurit, përdorimi i termave si “o rrush” e deri te aludimet të jetës së saj private.

    Bieta kërkoi që me Olsin të mbyllej lidhja duke e larguar kështu nga programi. Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur:

    “Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.

    Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit