“Big Brother VIP Kosova 3” ka ndezur kuriozitetin e të gjithëve dhe sipas medias “Kosovarja” ka një datë për nisjen e reality shoë-t: 11 tetori! Ndonëse në rrjetet sociale të “BBVK” nuk ka një njoftim zyrtar, sërish kjo s’i ka ndalur thashethemet. Megjithatë, edhe vitin e kaluar, “BBVK” nuk bëri ndonjë lajmërim paraprak, nisi pa paralajmërim dhe bëri bujë të madhe.
Në llogarinë zyrtare është postuar një foto, në të cilën publiku pyetet nëse është gati për surprizat e këtij edicioni.
Sa i përket prezantuesve, Olsa Muhameti, e cila është vendosur edhe në rolin e producentes ekzekutive, ka zbuluar se moderator do të jetë “i madhi Alaudin Hamiti”, por ende nuk dihet nëse do të bashkëprezantojë me Jonida Vokshin.
Gjithashtu, është përfolur se opinionistë do të jenë Luiz Ejlli, por edhe gazetari Milaim Zeka. Një tjetër emër interesant është edhe Einxhel Shkira, e cila sipas mediave, mund të ulet në kolltukun e opinionistëve.