Një tjetër Zarf i Zi ka mbërritur nga Vëllai i Madh nështëpinë më të famshme në Shqipëri. Aktorja Eva Alikaj është përjashtuar nga Big Brother Vip Albania.
Shkak ka qenë fjalori i saj, e cila gjatë një debati ditën e sotme ka përdorur frazën “ta çaj kafkën” dhe kjo gjë nuk është toleruar nga Vëllai i Madh.
“Do të gjuaj me mikrofon kokës, do ta çaj kafkën” iu drejtua Eva, Luizit gjatë ditës së sotme, teksa ky i fundit i tha fli gjumë.
Ky vendim i produksionit ka përlotur Evën, ku banorët e tjerë janë munduar t’i qendrojnë pranë. Aktorja ka qendruar vetëm 9 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Eva është banorja e dytë brenda ditës së sotme që përjashtohet nga produksioni i Big Brother Vip, pas Ermiona Lekbellos, e cila u akuzua për dhunë të përsëritur verbale ndaj banorëve të tjerë.