Procesi i Vetingut konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme anti-korrupsion që ka ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria, me qëllim për rikthimin e besimit tek drejtësia, në kuadër të reformës në drejtësi. Pavarësisht disa shkarkimeve dhe konfirmimeve të diskutueshme, Vetingu vijon të konsiderohet si një model suksesi, që duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera të rajonit. Në fundit të vitit 2022, Komisioni i Vettingut bëri një bilanc të procesit 4-vjeçar të filtrimit të drejtësisë.
Nga 805 gjyqtarë dhe prokurorë, kanë mbetur pa kaluar në filtrin e Vettingut 201 subjekte. Nga rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë, më shumë se sa gjysma nuk janë më pjesë e drejtësisë, ndërsa 94 subjekte kanë dhënë dorëheqjen, duke evituar përballjen me Vettingun.
Shqiptarja.com sjell listën e plotë me prokurorët dhe gjyqtarët e dorëhequr nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022. Gjatë vitit 2022, kanë dhënë dorëheqjen 15 subjekte, ku përfshihen gjyqtarët Artan Gjermeni, Pajtime Fetah, Arben Lera, Flora Hasimi, Sokol Tona, Bedir Qori etj., si dhe prokurorët Esmeralda Ndoci dhe Ida Ahmetlli.
Më parë, janë dorëhequr ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për fshehje pasurie, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, vëllai i Lulzim Bashës, Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese si Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi. Kanë dhënë dorëheqjen kryetar gjykatash dhe prokurorie, emra të njohur të drejtësisë si Gjin Gjoni, Alaudin Malaj, Mimoza Brahimi, Agim Bendo, Astrit Haxhialushi etj.
Dorëheqjet kanë krijuar vakanca serioze sidomos në Gjykatat e Apelit, duke rritur stokun e dosjeve. Për të zbutur krizën e mungesave, KLGJ-ja rritur në detyrë gjyqtarë të nivelit të parë, duke i emëruar në Apel. Ndërkaq, kriza në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese tashmë është tejkaluar prej një viti.
Dorëheqjet
Zeta Tërpollari, gjyqtare në Lushnje
Pajtime Fetah, gjyqtare e Elbasanit
Arben Lera, gjyqtar në Korçë
Artan Gjermeni, gjyqtar në Tiranë
Flora Hasimi, gjyqtare në Durrës
Bedri Qori, gjyqtar në Tiranë,
Miranda Konica, gjyqtare në Elbasan
Petrit Bica, prokuror në Tiranë
Arjan Aliaj, gjyqtar në Tiranë
Anila Capo, gjyqtare e Tiranës
Sokol Tona, gjyqtar në Tiranë
Esmeralda Ndoci, prokurore Shkodër
Ida Ahmetlli, prokurore Tiranë
Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese
Olta Aliaj, këshilltare në Kushtetuese
Julian Kristo, prokuror në Korçë
Armanda Xhaferri, prokurore e Elbasanit
Skënder Damini, gjyqtar Apeli Vlorë
Ermira Tafani, prokurore e Elbasanit
Elidon Papazisi, gjyqtar Gjirokastër
Ardian Kalia, Gjykata e Tiranës
Ergys Selamani, Gjykata e Fierit
Arben Mullaj, Gjykata e Tiranës
Gent Pejon, ndihmës ligjor
Piro Sota, Gjyqtar i Fierit
Lual Lusha, Gjykata e Kavajës
Agron Gjana, prokuroria e Durrësit
Ahmet Metaliaj, Gjykata e Tiranës
Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës
Granit Shahu, prokuror i Tiranës
Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës
Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës
Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ
Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit
Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda
Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës
Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë
Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,
Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë
Arjana Fullani, Gjykata e Lartë
Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë
Mirela Fana, Gjykata e Lartë
Andi Çeliku, Gjykata e Lartë
Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë
Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë
Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese
Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese
Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese
Adriatik Llalla, kryeprokuror
Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit
Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit
Agim Bendo, gjyqtar i Apelit
Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.
Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan
Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë
Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës
Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit
Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës
Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë
Agim Dilka, prokurori në Elbasan
Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit
Fran Prendi, Gjykata Speciale
Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës
Adrian Nezha, prokuror Tiranë
Ermir Beta, prokuror në Berat
Bujar Hoxha, prokuror Tiranë
Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme
Erion Pustina, prokuror i Pogradecit
Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër
Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës
Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda
Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë
Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës
Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës
Rabiana Halili, Prokuroria Durrës
Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit
Amarildo Laçi, Gjykata Administrative
Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës
Njazi Seferi, Prokuror Tiranë
Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës
Ema Gashi, Gjykata e Durrësi
Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit
Merita Xhani, Gjykata Durrës
Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës
Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës
Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë
Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë
Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë