Për herë të parë është bërë publike një bisedë mes Edi Ramës, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit më 4 janar 1991, një ditë para se të dilte botimi i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”
Biseda u be publike ne emisionin “Opinion”, ndërsa regjistrimi është bërë në studion e piktorit të njohur të asaj kohe, Ramadan Karanxha, ku Rama, Berisha dhe Hajdari së bashku me piktorin Sali Shijaku janë gjendur në rrethana ende të paqarta në studion Karanxhës.
Ky i fundit ka patur asokohe një magnetofon me të cilin ka regjistruar dialogun që është zhvilluar në studion e tij.
Biseda Berisha-Azem Hajdari- Edi Rama
Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qef, të moderuar që të mos kemi përgjegjesi per kete .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse keta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.
Berisha:ouu .bravo … Shumë të drejte ke.
Azem Hajdari. Në rast se gazeta neser në ora 8 nuk del, e gjithë Tiranae di , do dalim rrimë aty…
Edi Rama: Pse merr elementin më asocial …pse thua se prek njeri Enver Hoxhën , pse ka frike e, unë se bej se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpetoj ty. (: i referohen Ramiz Alisë)
Berisha: Jo se ska ai ( serish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla , se se dime ne se ca ka ai mbi shpatulla , për mua më gafa më e madhe në histori ka qënë kjo, ky që në fillim ti thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha , ka dy momentet , një moment histori ju them 1, 2 sa ka për historinë ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë , trashegimia e tij njihet apo jo, ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë ,por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se si njohin, edhe femija i njeh ato , por kjo po bëhet për tolerancë
Edi Rama : kjo po behet për diplomaci , ti ma merr për frikë
Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështjë kombëtare.
Edi Rama: bile per kundrazi, e parë gje që ai duhet tju dijë për nder është kjo kete duhet tju di per nder, per kete duhet tua japi e tju thotë faleminderit. Jo fare fare atje, e në fund farë të vijë edhe atje, e ti shkojne keshtu…
Sali Berisha: tani, nësë pengonjë gazeten….Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, ftoj popullin në rruge e në miting
Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i tiranës deri në fillim
Sali Berisha : Në rast se na pengojnë…
Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?
Berisha dhe Hajdari: Neser duhet të dalë.
Berisha : Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bejmë. Kanë fut informator. Thonë qe kanë berë 20 mije informatore kanë shperndarë pas ngjarjeve të ambasadave
Edi Rama : O prefesor shiko tani ( i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë paciperine, ata jane te pacipe
Sali Berisha: Shumë e vertetë
Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë te pacipe
Sali Berisha : Absolutisht
Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund ska turp
Azem Hajdari : Unë ….
Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zberthejme, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kshu?
Sali Berisha: jo shiko ketu, e po na nxorren pengesa, do të jemi ultimatik
Azem Hajdari : Unë ….do dal te sheshi te Skendërbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ca të dun, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqiperine ta marri kush te doje ai qe jep… Por ama një gjë ta dini, ata sna ndalojnë dot, e po luftojmë per per tevendos kulture demokratike ne Shqiperi, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo sic thote Enver hoxha per 40 vjetorin e konferences te Pezës ….”para nesh shtrohet çështja e pushtetit , do e marrim ne apo ata, e morem ne, na lumt” Ne jo, ne s’kena punë pushteti
Edi Rama ; Jo me jo , lufte per pushtet eshte
Azem Hajdari : Bie fjala , jo prit , pushtet në interes të Shqiptarisë ..
Edi Rama : lufte per pushtet eshte. Cfar eshte ajo? Pushteti, s’diskutohet ajo pune! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja permendni emrin me.
Sali Berisha : kush ja permend emrin atij, ne asnje miting , jo, vetem ne mitingun themelues, ne asnje miting tjeter si eshte permend me emri
Azem Hajdari : Me degju në mitingun e shkodrës…
Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi, Thotë që janë disa njerëz që kanë programe…
Azem Hajdari: në Shkoder i thashe une…
Edi Rama: Ska kuptim
Berisha: në asnjë menyrë ska kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte popull, është ba ca është ba ( bërë).këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperioence që jam , shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të konstribuoj, për të dhënë një mundësi…..
Edi Rama: Kush mor..kush me e bo
Azem Hajdari: ai ftoi gjithë komunistat shqiptar në konferencë, dhe ia thashë në shkodër e ka ba për udhëheqjen
Sali Berisha: Të gjithë te thote, jemi fajtorë
Edi Rama: nje gje tjeter, ti thu kanë bo gabim , ai sthotë asnjëherë që ka bo një gabim, une sdi te kete permend ndonje gabim ai.
Azem Hajdari : por prapë e ruajti në kushtetutë…Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesem nuk e lufton dot, me brigadiera , ne luftojme funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu… do ti ruajë këto gjana, nese e lufton shume burokratizmin shoqeria shkaterrohet
Edi Rama; Unë imagjinoj vetem një gjë , si behen ata kur shohin ato mitingje në televizor , vetëm këtë imagjinoj. Si bëhën ata kur shohin ato turma që ngrejnë duart, këtë më thuaj.
Sali Berisha: Shiko ca bëjnë ata . Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk muj,e në Kavajë mu desh me dal në miting,nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me te vertete me merreshim këmbet,te them te drejten, ca banë kta , keto kane hap llafin në gjitha deget e brëndshme se kam qënë i dehur në Kavajë dhe i jane marr kembet
————————————————————————————-
Azem Hajdari:E di e vertete mezi dalim nga mitingu . A di si dalim nga mitingu të them une si dalim ,duhet me zbrit poshte e me lujt lojen e mitingut, të merr turma te hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë meter në shpine, mua dje në Shkoder me moren e më percollen, ne Elbasan te njejten gje…..
Edi Rama :keta e duan vetem me forcë duan keta asgjë tjeter.
Sali Shijaku : …….duhet të futen në parlament 25 -30% ne parlament
Azem Hajdari: me 10 shkurt thua ti?nuk shkojmë fare.
Sali Shijaku : edhe 4 vjet e dominon ai, me kete perberje , me kete fshatarsi se gjithë propogandën e kanë në dorë partia punës, pra 25deri 30 % po mundet me fut
Sali Berisha : Shikoni tani ky 10 ditësh është deciziv, ti futemi pervec fshatit keto 10 dite sa të mundemi me ba
Edi Rama: Po ketej sdo shkoni, Tepelena, Gjirokastra
Sali Berisha: Tepelenen e kemi mire..
Edi Rama : po Gjirokastren
Azem Hajdari: O sali po do shkojmë na kerkon dhe baza ….
Sali Berisha : Tepelene dhe Sarandë, një here pastaj Gjirokaster…….. Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuem në Korcë e nuk shkuem ne Pogradec. Shiko sieshte puna ata kerkojne kete atyre,se provinca eshte province gjithmone, ato e dine qe u legalizue por se besojne qe e legalizuam…
Sali Shijaku:…ata kane jetu ne bajga te lopes e thone “rrofte Ramiz Alia’ nuk dine gje ata fare.
Sali Berisha: Shkodren e terrorrizuan ata
Edi Rama : Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët spyesin.
Sali Shijaku: …te organizohet…merr cuna te rinj, te paguajne te gjithe antaret, te mblidhni fonde, a i keni kerku, i registroni, a i jepni ato letrat?
Sali Berisha: te gjitha llogarite e kush don me ndihmu, aty
Sali Shijaku: keto te hidhen ne fonde per agjetacion dhe propagande
Edi Rama : O profesor ( i drejtohet Berishës) po partinë e punës sdo e sulmoni direkt me emer, burokratët, burokratët, po partinë e punës direkt me emer
Azem Hajdari: në miting ..
Edi Rama : në miting ee.. Direkt me emer Partia e Punës, edhe partia në pushtet s’ka rendesi
Azem Hajdari : Me emer, me emer direkt
Sali Berisha : edhe dje .. me emer ,bile thashë“sic ishte parimi i Enver Hoxhës me hanger bar “ e thashe direkt me emen
Edi RAMA : ueee
Azem Hajdari: po edhe dje thashe ai ka pas kult individi dhe kane tere jeten vetem…
Sali Berisha : dhe na pengojne, cfar te besh vetem me nje makine, ku te shkosh me pare tani ne na duhen 5 makina 10 makina minimuni a kupto per tu shpernda
Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat.. ca mendimi keni?Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrijmë aty , meqe është dhe deshira popullit aty te rrijmë derisa të mblidhet kuvendi popullor, mblidhemi te shpia jeme, ska njeri me ardh aty
Sali Berisha: Shiko , dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka kete në dorë?
Azem Hajdari : Po presidiumi e ka
Sali Berisha: Presidiumi është një organ aq konservator e regresiv sa që se imagjinoni dot
Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partise, ushtri aty të vijnë të jepet urdhni, të vijë perfaqësuesit
Edi Rama : Po ta bësh në…. mund të jetë e rrezikshme, por nësë behet mitingu plot , kush do vijë të ndërhyjë po të jene 80 mijë vete , kush do vijë , me 80 mije vete ketu nuk levizim, kush do vijë të prishi punë. Ketu nuk levizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj. Nderhyjnë po ta marrin vesh para aty, eshte frike
Azem Hajdari: aty do jemi
Edi RAMA: Pas mitingut pastaj …..
Azem Hajdari: Shefi policisë Tiranë ka deklarue që jam dorëheqjen nga Partia Punës, shefi Policisë
Sali Berisha: Po Po ka dhanë intervistë, popo
Edi Rama : Pash Zotin.