9.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bled Mane i përgjigjet Nita Latifit: ‘Mosmirënjohëse amatore’, të nxora nga frigoriferi ku të kishin futur

    Para pak javëve Nita Latifi u shpreh tepër e zhgënjyer nga një deklaratë e Bled Manes për vajzat nga Kosova, e bërë kohë më parë, teksa tha se ajo nuk e njihte fare Bledin kur e takoi brenda shtëpisë së BBVIP. Ajo tha se martesa që u bë brenda shtëpisë ishte lojë dhe mes tyre nuk ka asgjë.

    Po ashtu, në një intervistë të fundit, pyetjes se çfarë i ka bërë më tepër habi pas daljes nga formati i njohur, Nita ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

    Kam dy habi. Jam habitur për të mirë sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët. Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”, u shpreh këngëtarja.

    E mëngjesin e sotëm Bledi ka vendosur t’i përgjigjet përmes një postimi në Instagram.

    Duke ironizuar ish-banoren, përmes krahasimeve dhe epiteteve, ai shprehet se të gjithë banorët e tjerë e kishin harruar Nitën brenda shtëpisë dhe ishte ai që e solli sërish në qendër të vëmendjes.

    Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta suxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur përsëri në frigorifer. Lutem për Nitën”-shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit