Djali i ish- presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani, është emëruar drejtori i Qendrës për Rehabilitimin e të Kthyerve nga Aktiviteti Terrorist.
Emërimi është bërë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Më herët, Meidani ka qenë drejtor i SHKB-s së Burgjeve.
Kujtojmë që vite më parë ai ishte shkarkuar si i paaftë dhe pat sulmuar ashpër Edi Ramën dhe socialistët.
Por me sa duket socialistët janë bërë të “butë” dhe harrojnë.