7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bledi Çuçi i “ha kokën” Gledis Nanos

    Tani është zyrtare: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shkarkuar nga detyra.

    Kjo u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

    Çuçi tha para gazetarëve se shkarkimi i drejtorit të Policisë, Gledis Nano ka ardhur pas ngjarjeve të fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

    “Shkarkimi lidhet me mos përmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm e kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit.

    Situatë që normalisht kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

    Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë.

    “Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit