Bledi Mane ka folur hapur dhe pa filtrA gjatë emisionit “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, duke zbuluar detaje surprizuese mbi marrëdhënien e tij me Shqipe Hysenajn.
“Unë gati tre herë i kam kërkuar Shqipes që të bëhemi prindër të një fëmije,” ka rrëfyer ai. Sipas tij, kjo ishte për shkak të moshës dhe dëshirës për të krijuar një fëmijë me karakteristika të veçanta: “Një fëmijë me karakteristikat e mia dhe të Shqipes, do të dilte një fëmijë i lezetshëm. Tolerant si babai, agresive si nëna… Po nëse formimin intelektual do ta merrte nga Shqipja? Do punonte babai për ta ripunuar gjatë rrugës,” shtoi ai me humor.
Megjithatë, Bledi ka treguar se propozimi i tij është refuzuar të treja herët: “Por ajo ka refuzuar. Shqipja nuk sakrifikon, i do gjërat gati,” ka thënë ai, duke zbuluar një pjesë të natyrës së partneres.
Kur u pyet nëse do të donte të martohej me Shqipen apo thjesht të bëjë një fëmijë me të, Bledi u përgjigj pa hezitim: “Të bëja një fëmijë me Shqipen, natyrisht kontakti seksual dhe të gjitha këto ndoshta do ta zbuste Shqipen në një lloj mënyre, do ta zbriste me këmbë në tokë.”



