23.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Bledi Mane zbulon sa fiton në muaj Ronaldo Sharka: Merr 20 milionë lekë të vjetra!

    Nuk është e vështirë të marrësh famë, e vështrië është ta mbash. Dhe në fakt këtë përpiqen të bëjnë edhe personazhet që marrin pjesë në reality-show të ndryshëm.

    Një ndër to “BBV”, ku pas përfundimit të spektaklit, ish-banorët përpiqen të qëndrojnë në vëmendje të medias dhe të mos “harrohen”.

    Së fundmi i ftuar në “Wake Up” Bledi Mane ka komentuar se sa aktivë janë aktualisht ish-banorët e këtij edicioni. Ndër të gjithë, gazetari veçoi Ronaldo Sharkën.

    “Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, tha gazetari i njohur.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit