13.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bledi ngacmon Kiarën”, Armaldo tërhiqet: E thashë për lojë

    Armaldo edhe njëherë sqaroi debatin që ai pati me Bledin, lidhur me komentin që sipas tij është keqkuptuar.

    Maestro i tha Luizit të “ruajë” Kiarën nga Bledi dhe ky koment acaroi këtë të fundit dhe e cilësoi si poshtërues.

    Duke folur me Nitën dhe Diolën, Armaldo u shpreh se ai ka folur me shaka dhe se çdo gjë mund të thuhet në kuadër të lojës.

    Armaldo tha se në qoftë se do e kishte thënë ndryshe, atëherë do kishte të drejtë Bledi.

    Diola i tha Maestros se të gjithë e morën keq atë që ai i tha Luizit, prandaj Bledi u prek aq shumë.

    Armaldo u shpreh se atë koment, nuk e ka patur në atë kontekst që është kuptuar nga Bledi dhe banorët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit