16.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Blendi Fevziu mburret në Instagram: Kam shkelur 82% të vendeve të botës

    Blendi Fevziu me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ka treguar se ka vizituar plot 130 vende të botës, duke shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

    “Sa vende të botës ke vizituar e sa të kanë mbetur ende?

    Kjo është pyetja që më bëjnë thuajse përditë e sidomos pas çdo udhëtimi.

    Që mos të kthej përgjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been.

    Kam vizituar 130 vende të botës (118 vende anëtare të OKB dhe 12 vende që nuk janë ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj.

    Sipas aplikacioneve të mësipërme siç duket edhe në hartën që kam publikuar kam shkelur në shtete që mbulojnë 82.9% të territorit të globit.

    Por mbeten ende shumë… pothuajse edhe një here kaq”, ka shkruar ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit