Belind Këlliçi i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV tha se në rast se PD humb zgjedhjet më 11 maj, statusi i partisë e parashikon që kryetari të japë dorëheqjen.
A do ta zbatojë PD statusin për kryetarin Sali Berisha? Belind Këlliçi thotë se kjo vlen edhe për zotin Berisha, por ai shton se e rëndësishme për të është fitorja në 11 maj dhe jo skenarët për humbjen e PD.
“Unë jam i bindur që partia demokratike do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Mund të jetë edhe një skenar që ne të humbin dhe në çdo rast ne do të zbatojmë çdo rregull statutor në PD.
Sali Berisha është i domosdoshëm për Partinë Demokratike. Por për këtë rast e përcakton statuti që ai të kërkojë dorëheqjen dhe të mund të rikandidojë sërish për kryetar të PD.
Por kjo ka pak rëndësi, për ne e rëndësishme është fitorja më 11 maj”, u shpreh Këlliçi.