Nëse menduat për një fëmijë, një qenush, apo ndoshta një mace me sy blu e pasaportë amerikane, jo, nuk është asnjëra prej tyre. Bleona Qereti sapo ka treguar se ka birësuar një luan. Po, një luan të vërtetë. Në Afrikë. Dhe jo, nuk është ndonjë metaforë për karakteristikat që duhet të ketë partneri i Bleonës. Është një luan i vërtetë, që quhet Sarara.
Në një video të shpërndarë së fundmi me Blendi Fevziun, Bleona e tregon vetë me krenari këtë “birësim”:
“Unë kam marrë këtë dhuratë për ditëlindje,” thotë ajo duke treguar byzylykun në dorën e saj, “vlera dhe shuma e të cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë, është bamirësi.”
Më tej, Bleona sqaron:
“Luanin tënd mund ta ndjekësh me aplikacion, që është një ndërthurje moderne mes bamirësisë dhe shpëtimit të kafshëve. Ky është luani im, Sarara. Ka mbledhur 180 mijë dollarë për momentin. Se sa kam dhënë për të s’mund ta them, unë kam shpëtuar jetën e këtij luani. Ky është i vetmi luan që kam. Ajo që dua të bëj është të takohem me Elon Musk dhe të shpëtoj gjithë kafshët e kësaj bote.”