Këngëtarja Bleona Qerreti, e cila prej vitesh po tenton famën ndërkombëtare, duket se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni të Big Brother VIP.
Nga burimet tona, kemi mundur të mësojmë se Bleona do të jetë konkurrente në këtë format.
Prej disa kohësh, këngëtarja ka qenë disi më e distancuar nga mediat në Shqipëri, duke i munguar si skenës ashtu edhe mediave.
Por, duket se gjithçka paska shërbyer për rikthimin e saj në këtë format.
Mbetet për t’u parë sesi do të vijë artistja në këtë format, por mbi të gjitha, se çfarë strategjie do të ndjekë, tashmë që për herë të parë do të jetë në një format “reality”.



