Këngëtarja e njohur, Bleona Qerreti ka reaguar pasi emri i saj u lakua në media të ndryshme si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë zërat, duke thënë se nëse do të punonte në qeveri do të ishte në SHBA.
“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikan!
Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!
Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Bleona.
Kujtojmë që ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar për zgjedhjen e strukturave të reja, kryesore Këshilli Kombëtar.