9.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Blero u pajtua me partneren dhe u kujdes që ta merrnim vesh të gjithë

    Blero bëri ca dedikime për të dashurën (sigurisht, po flasim për atë që ka kënduar “Fotografia”, duh), ku shkroi se ajo është gruaja e ëndrrave të tij dhe shumë fjalë të bukura dhe mesa duket, ato mbërritën te partnerja dhe ata u pajtuan.

    Blero postoi një foto në Instastory, krah një vajze, të cilës i duken vetëm flokët. Në një selfie të bërë në avion, këngëtari shkroi: “Fluturimi i parë me zemrën”.

    Blero u pajtua me partneren dhe u kujdes që ta merrnim vesh të

    Ja pra, komunikimi dhe dedikimet janë gjithçka.

    Nëse s’po të lë të qetë kurioziteti, ja ç’shkroi Blero për të dashurën: “Nuk më intereson që thua se nuk do të më shohësh; nuk më intereson që thua se nuk më do më. Unë do të luftoj sërish, sërish e sërish, sepse ti je dashuria e jetës sime, gruaja që zemra ime ka dashur gjithnjë, por nuk e dinte se ajo ekzistonte vërtet. Të dua, bebi”, shoqëruar me dy zemra të kuqe dhe emoji-n e një fluture.

    Blero u pajtua me partneren dhe u kujdes që ta merrnim vesh të

    Në dhjetor të vitit të kaluar, këngëtari bëri publike lidhjen e tij të re, pak pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, Afrona Dika.

    Blero u pajtua me partneren dhe u kujdes që ta merrnim vesh të

    Ai publikoi një foto ku shihej duke u puthur me një vajzë, portretin e së cilës e kishte mbuluar me një emoji.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit