Reperi i njohur Mozzik ka rënë në prangat e policisë në Aeroportin e Prishtinës. Arsyet e ndalimit të reperit nga policia ende nuk dihen ndërsa kujtojmë se ditën e sotme reperi publikoi një foto në Instagram, ku tregonte se i ka bërë një dhuratë vetes para ditëlindjes.
Bëhet fjalë për një orë mjaft të shtrenjtë, “Richard Mille”, e cila thuhet se kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Nuk dihet ende nëse ndalimi i reperit ka ndodhur për këtë arsye, mbi dyshimet për mënyrën se si ka fituar të ardhurat monetare për të blerë aksesorë të shtrenjtë.