8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Blogerja shqiptare: Burrat kanë frikë nga unë, s’më përballojnë dot në krevat

    Blogerja Zhaklina Lekatari është e njohur për publikun shqiptar për informacionet dhe dijet që ajo ka në lidhje me edukimin seksual, gjë që në vendin tonë mbetet ende një tabu. Ajo njihet dhe për profesionin e saj si gazetare, aktiviste dhe drejtuese e blogut të saj prej shumë vitesh, të quajtur “Tabu.al”.

    Ajo ka folur në lidhje me reagimet që mer çdo ditë në rrjetet sociale, në bloëgun e saj, duke veçuar komentet negative dhe kritukuese. Zhaklina tregoi se përveç komente apo dhunës virtuale, ajo është përballur me njerëz në rrugë që kanë tentuar deri në dhunë fizike ndaj saj. Blogerja tregoi se në këto raste ajo bashkëpunon edhe me policinë, për të cilët ajo tha se e kanë ndihmuar.

    “Më ka ndodhur edhe në rrugë, më ka ndodhur që kam qenë e përndjekur, më ka ndodhur që kanë qenë përballë që më kanë ndaluar. Por në përgjithësi unë bashkëpunoj edhe me policinë, sivjet nuk kam bërë ende asnjë denoncim por vitet e kaluar kam bërë 4-5 denoncime në vit.

    Më thonin të mbyllja gojën, të mos flisja më, të mos bëja postime, të heshtja, të vdisja. Nga më të ndryshmet. Nuk kanë qenë njerëz që unë i njoh personalisht. Më ka nodhur edhe dhunë fikzike, më ka dhembur po edhe policia më ka ndihmuar. “– tregoi ajo në “Natë më Aulonën”

    Ajo ka folur gjithashtu, si rrallë herë, edhe për jetën e saj private. Ajo zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie, dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat.”

    “Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie. Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale. Jam në në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tremb njerëzit. Unë i tremb burrat, ata tremben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra në krevat”- zbuloi ajo.

    E pyetur se si lindi ky pasion, Zhaklina tregoi se gjithçka ka nisur nga nevoja që ajo ka pasur për t’u shprehur pas një ngjarjeje të rëndë dhe negative që ka ndikuar në jetën e saj. Ajo shtoi se menjëherë ka marrë shumë reagime, pas nisjes së blogur të saj.

    “Ky pasion lindi nga nevoja që unë kisha për t’u shprehur, për një ngjarje negative që mua më kishte ndodhur, që më kishte bërë të reflektoja shumë dhe më kishte ndryshuar plotësisht. Dhe aty mendova që eksperiencën time ta ndaja me vajza dhe gar të tjera. E kisha të nevojshme të ndaja revoltën time dhe inatin tim me të tjerë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit