0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Blushi i Metës i thotë burgut hapu: Ishalla më fusin dhe mua, si Salianjin

    “SPAK ka tentuar të krijojë forca të reja politika duke grabitur eksponentë në opozitë”. Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani, Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm, Partisë së Lirisë.

    “Ky SPAK i Dumanit nuk reagon kur presidenti i Republikës, ku në këtë rast ka qenë zoti Meta, bëri një kallëzim për një vepër penale, falsifikim i firmës së kryetarit të kuvendit. A dini a është hetuar a dënuar njeri?

    As për kaq nuk reagon SPAK-u. Si shpjegohet që këto institucione të drejtësisë, kur presidenti çon dosjen për inceneratorët, nuk reagon?

    Ky institucion drejtësie është bërë qesharak, kur thirri 200 fshatarë për një autokombanjë pa leje, që u zbulua si vepër korruptive.

    Sot, SPAK-u shërben si hanxhar në duart e Edi Ramës. Nga SPAK-u ka pasur përpjekje për të rrëmbyer parti politike; nga SPAK-u ka pasur përpjekje për të asgjësuar pluralizmin, për të krijuar parti politike.

    SPAK ka tentuar që duke rrëmbyer apo marr peng figura të caktuara të opozitës tenton të krijojë forca të reja politike”, u shpreh në A2, Blushi.

    Më tej, ai vijoi me akuzat ndaj SPAK, duke thënë se ky institucion sajon, ndërsa drejtuesja e emisionit i kërkoi të bëjë kujdes pasi mund të përfundojë në burg për akuza të rreme, por Blushi u përgjigj:

    “Ishalla, do të më bënin nder. Të fusin në burg nga kjo është nder”, u shpreh Blushi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit