13.5 C
Tirana
E hënë, 17 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Boll më, u lodha! S’dua të më duket vetja si k**” – Demokrati i famshëm braktis Berishën: Më dhemb shpirti që s’do jem, nuk dua t’i bëj serenata Ramës

    Demokrati Ilir Vrenozi, një prej mbështetësit e kahershëm të Sali Berishës ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita e cila do të mbahet ditën e sotme përpara Kryeministrisë.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, i zhgënjyer, Vrenozi shkruan se protesta e radhës nuk e bind më dhe se mënyra se si opozita po e orienton betejën politike është e gabuar dhe pa efekt.

    Fillimisht ai ka kritikuar mënyrën se si kjo protestë do të zhvillohet duke e krahasuar me “serenata me fishekzjarrë” poshtë zyrës së Edi Ramës. Kjo formë proteste sipas tij, nuk përputhet me qëllimin për të rrëzuar qeverinë.

    Më pas, ai ka theksuar mungesën e analizës së humbjeve të njëpasnjëshme të opozitës. Për demokratin, fakti që e njëjta strukturë dhe i njëjti ekip vazhdon të udhëheqë, pavarësisht disfatave të përsëritura, e ka paralizuar frymën opozitare dhe ka larguar shpresën te qytetarët.

    “Me vjen shume keq per kete situate ,por pa bere analize te humbjeve pa vene pikat mbi i, vazhdo me te njetin ekip ndonese ke 6 apo 7 here qe humb , Rames vetem nder i behet keshtu si veprojme ne… une mendoj qe  po veprojme shume gabim , opozite qe nuk ngjall shprese jemi,  qe populli me 1000 skandale te Rames dhe prape  nuk ja ndjen te ngrihet …. bëni analizen e humbjeve , humbesit te mbajne pergjegjesi, hapni partine te hyje gjak i ri”, shkruan ai ndër të tjera.

    Postimi i plotë:  

    Vrenoz do jesh te Hene ne protesten e PD-se ?

    Sinqerisht eshte hera e pare ne gjithe keto vite dhe  e ndjej që po te vete ne Proteste neser do  me duket vetja ime ta them shqip,   si K** ?

    Pse si K**, do thuash ti mik, sepse kur shkon ne nje proteste te shtyn diçka, mua neser eshte hera e pare qe nuk me shtyn asgje te shkoj , sepse une jam nga ata qe dua te rrezoj Ramen jo ti bej serenatë me fyshekzjarre….  boll u lodha..

    Me vjen shume keq per kete situate ,por pa bere analize te humbjeve pa vene pikat mbi i, vazhdo me te njetin ekip ndonese ke 6 apo 7 here qe humb , Rames vetem nder i behet keshtu si veprojme ne… une mendoj qe  po veprojme shume gabim , opozite qe nuk ngjall shprese jemi,  qe populli me 1000 skandale te Rames dhe prape  nuk ja ndjen te ngrihet …. bëni analizen e humbjeve , humbesit te mbajne pergjegjesi, hapni partine te hyje gjak i ri …. pastaj bëni greve urie ne Parlament kerkoni zgjedhje te parakohshme e qeveri teknike pa Ramen, ju thate nuk do e njohim 11 Majin eshte farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hyte ne Parlament domethene e pranuat 11 Majin duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera qe i takon deputetit…  proteste “serenate” boll më… nuk kane pik vlere per ne qe duam te heqim Edi Ramen…

    Me dhemb shpirti qe nuk do jem neser ne proteste per shpirt te nenes por nuk dua te me duket vetja K** , ose viktime e paster ose militant i semure jo jo boll më… dua te heq Edi Ramen jo ti bej serenate Rames poshte penxheres  me fishekzjarre e me gurë..

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit