14.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Bomba” e Salianjit: Berisha më tha që Edi Ramës i kam detyrim të rrijë në pushtet deri në vitin 2033

    Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin  ka zbuluar detaje lidhur me takimin e tij me kreun e PD-së, Sali Berisha pasi kishte dalë me leje nga burgu.

    Salianji theksoi se ka dalë me leje në muajin majin. Sipas tij ai mori leje më vonesë pasi duhet të dilte në periudhën e fushatës zgjedhore.

    Ndër detajet nga biseda me Berishën, Salianji theksoi se kryedemokrati ka deklaruar se e liruan nga arresti në shtëpi duke iu referuar si ballkoni me kushtin që kryeministri Edi Rama do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033.

    Sipas tij, gjykatat janë nën drejtimin e qeverisë dhe e liruan Berishën para zgjedhjeve dhe jo atë pasi sipas tij Rama e ka patur më të lehtë me kryedemokratin. Salianji theksoi se ku ka kandiduar ka fituar prandaj e kanë lënë në burg.

    Ai shtoi se nëse e vazhdojnë dhe trillojnë do të dalë disa të vërteta që më pas publiku t’i gjykojë por theksoi se tani nuk është momënti pasi të ftuarit insituan që t’i tregojë këtë të marte.

    “Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramë, që ta të rrij në pushtet deri në 2033-in sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorrën nga ballkoni, gjykata e regjimit që më nxorri nga ballkoni.

    Që pa diskutim, i thashë që në mënyrë të padrejtë e kanë çuar zotin Berisha në ballkon, edhe i kanë dhënë masën e arrestit të shtëpisë, e padrejtë, politike.

    Por ai më tha që ja kam këtë detyrim se gjykatat meqënëse i kontrollon regjimi dhe Rama më ka nxjerrë nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që mua më mbajti në burg, për shembull, nuk më la të kandidoj sepse e kam mundur aty ku kam qenë.

    Zotin Berisha me sa duket e ka pasur të lehtë edhe këtu pastaj bëmë një diskutim se si na ndihmoi më shumë. A më ndihmoj mua qeveria që qëndrova 10 muaj në burg e nuk më la të kandidoj”, tha ai ndër të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit