Autorja e “Për’Puthen”, Olsa Muhameti, i bëri një ftesë publike Bora Zemanit për t’u rikthyer në “Për’Puthen”.
Në një intervistë për “Top Arena”, Muhameti theksoi se Borës i është bërë ftesa edhe në mënyrë zyrtare.
“Ende nuk është vendosur gjithçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Mesa duket, “Për’Puthen” është program hit dhe moderatorët/prezantuesët e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin e madh të shqiptarëve. Prandaj nuk është se kanë munguar alternativat, kanë qenë të shumta. Por, personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’.”
Në vijim ajo shtoi:
“Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo ‘Për’Puthen’ nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është ‘Dancing with the stars’ dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do ‘Për’Puthen’, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së ‘Për’Puthen’.”
Ori Nebijaj, prezantuesja aktuale e “Për’Puthen”, do të largohet së shpejti pasi pranoi mandatin e deputetes. Për momentin, prezantuesja e ardhshme e “Për’Puthen” nuk ëshë vendosur.