12.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj shtyjnë planet e dasmës, bëhen gati për filmin që i kushtohet historisë së tyre të dashurisë

    Bora dhe Donaldi vijojnë të jenë ndër çiftet më të dashura të publikut. Dyshja është e ndjekur kudo në të përditshmen e tyre, duke shijuar bashkë me ta këtë histori të bukur dashurie. Gjatë këtyre muajve janë përfolur shpesh për një bebe, por a është një dasmë në planet e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt?

    Për këtë është pyetur Romeo në një intervistë për “Pushime on Top” gjatë dasmës së Elgit Dodës.

    Duke zbuluar se vetë është beqar, aktori tha se u thotë shpesh Borës dhe Donaldit të bëjnë një dasmë, por shtoi se deri tani nuk po e dëgjojnë.

    “Do vdisja po të shihja Donaldin dhe Borën duke u martuar. Unë iu them shpesh ‘Pse nuk e bëni një dasmë?’. Nuk e di nëse e kanë në plan, mua nuk po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.

    Dyshime të shumta u krijuan në rrjetet sociale ditët e fundit rreth një dasme të mundshme mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit. Shkak u bë një koment i mikeshës së ngushtë të moderatores, Semi Jaupajt.

    Në një postim të Borës, ajo komentoi me “emoji”-n e një nuseje, gjë që nxiti polemika se Bora dhe Donaldi po mendojnë të kurorëzojnë dashurinë në martesë. Ndërsa Donaldi, nga ana tjetër, iu shmang pyetjes së dasmës, duke thënë se janë aty për të festuar për Klean dhe Elgitin.

    Por, teksa planet për martesë, duken ende si të largëta, planet në karrierën e tyre po vijojnë në mënyrë intensive. Moderatori i njohur Donald Veshaj dhe partnerja e tij Bora Zemani do të bëjnë një film së bashku. Lajmin e ka konfirmuar së fundmi vetë moderatori në emisionin e tij “Më lër të flas”, teksa tha se filmi do të publikohet së shpejti.

    Ndër të tjera ai zbuloi edhe disa detaje nga filmi, ndërsa u shpreh se dyshja do jenë protagonistët kryesorë në këtë film.

    Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë”, u shpreh Donaldi.

    Sakaq, një shtatzëni e mundshme e Bora Zemanit ka qenë kryefjalë e mediave rozë në ditët e fundit. Shkak është bërë një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prek barkun asaj. Por vetë Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

    “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo. Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me DJ e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin.

    Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë. Lidhja e Bora Zemani dhe Donald Veshaj është konsoliduar tashmë, duke jetuar një histori dashurie të zjarrtë. Themi të zjarrtë, sepse çifti pas ribashkimit po shijon edhe suksesin në fushat e tyre. Kujtojmë se moderatorja po përgatitet për sezonin e dytë të “Dancing With the Stars” duke korrur një tjetër sukses në karrierën e saj.

    Nga ana tjetër edhe Donaldi po vijon së bashku me Romeon në drejtimin e “Më lër të flas”. Por, duket se çifti nuk ka ndërmend ta ndal këtu suksesin e tyre. Planet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre. Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe tek kjo fushë. Por planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq.

    Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Ribashkimi i Borës dhe Donaldit kishte kohë që diskutohej dhe ishinfotot paparacë ato që kishin kapur mat çiftin gjatë të përditshmes së tyre. Por u desh nisja e sezonit të ri të “Më lër të flas” që ata ta pranonin. Bora ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

    Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet. “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi.

    Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës. Mes të tjerash, Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

    “As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vij. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situate që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej.

    Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha, Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thash që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ja jepja”.

    Por, që prej asaj dite, raporti i tyre është konsoliduar edhe më tepër, duke jetuar tashmë një histori të hapur në sytë e mediave. Dyshja tashmë nuk i ndal fotot së bashku, duke “sheqerosur” rrjetet sociale. E ndonëse planet për dasmën e tyre duke pak të largëta, me gjasa shumë shpejt do ta shikojmë çiftin edhe në një histori të bukur dashurie, këtë herë të realizuar edhe në film.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit