Moderatorja e njohur Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa urimi më i veçantë ka ardhur nga partneri, aktori Donald Veshaj. Përmes një postimi në Instagram, Donaldi ka ndarë një moment nga festa, ku Bora shfaqet e buzëqeshur përpara tortës së ditëlindjes, e shoqëruar me një dedikim plot dashuri dhe humor.

Aktori i ka uruar realizimin e të gjitha ëndrrave, duke shtuar me nota humori se është “lodhur duke ia dëgjuar shpesh”.
“Edhe 100 vjeç, partnere! Shpresoj që jeta të t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar aq shpesh. Të dua shumë! Ta them aq shpesh sa duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty! Gjisyslajsye shpirt”, ka shkruar Donaldi.
Nga ana e saj, Bora ka ndarë gjithashtu disa imazhe në rrjetet sociale, ku shihet me një buqetë të madhe lulesh dhe tullumbace festive, duke reflektuar atmosferën e gëzimit dhe dashurisë që e ka shoqëruar këtë ditë të veçantë.



