10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bora Zemani flet për eksperiencën si velinë, gazetari zbulon “të fshehtat” e saj

    Bora Zemani është një ndër moderatoret më të përfolura shqiptare. Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj në televizion si velinë në një moshë shumë të re. Së fundmi, moderatorja ka rrëfyer se pikënisjen si velinë në Fiks Fare e vlerëson si një trambolinë për suksesin e saj edhe pse nuk e gjente veten në këtë rol.

    “Unë isha shumë e turpshme, shumë e ndrojtur dhe shumë e tërhequr. “Supermodel of Albania” ka qenë eksperienca ime e parë televizive, ndërkohë më pas ka qenë “Top Fest” dhe pastaj “Fiks fare”. Unë nuk është se isha shumë tipi i velinës. Nuk e gjeja shumë veten”, ka thënë moderatorja.

    Ajo ka punuar bashkë me Saimir Kodrën, që ka qenë pjesë e emisionit investigativ për vite me radhë. Ai tregoi se Bora ka qenë shumë e turpshme dhe me komplekse. “Thoshte: “Po më vjen turp nga gjoksi”. Po drejtohu mi dreq mos më rri ashtu. Rrinte duke ulur minifundin. Por, nuk na e tregoi këtë histori!”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit