13.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bora Zemani konfirmon largimin nga ‘Për’Puthen’ dhe flet për projektin e ri televiziv

    Bora Zemani ka nisur një kapitull të ri në Top Channel. Përmes një spoti të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, moderatorja konfirmoi se nuk do të prezantojë më “Për’Puthen”.

    “Një rrugëtim i ri për mua në Top Channel. A jeni gati të shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Unë ftoj Sara Hoxhën në një tango. Shihemi së shpejti.” – shkruan ajo.

    Bora do të prezantojë “Dancing with the stars” që do të nis sezonin e ardhshëm televiziv. E ftuar në “Më lër të flas”, Sara Hoxha u shpreh se po punon “me një projekt të ri që do të nisë në tetor” dhe shtoi se bëhet fjalë për “Dancing with the stars”.

    Përsa i përket “Për’Puthen”, thuhet se do të moderohet nga Ori Nebijaj. Ju kujtojmë se Ori dhe Isli u larguan nga programi i mëngjesit “Wake up”, i cili sezonin e ardhshëm do të ketë si autor dhe bashkëmoderator Blendi Salajn.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit