10.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bora Zemani pretendon se nuk ka bërë asnjë operacion plastik

    Në një “pyetje-përgjigje” në Instagram nga Bora Zemani, nuk munguan pyetjet për operacionet dhe ndërhyrjet estetike.

    Dikush e pyet Borën nëse ka “bërë ndonjë operacion plastik”, pyetje së cilës ajo i përgjigjet duke thënë se “të vetmet operacione që ka bërë janë lindja e Arborit [djalit] dhe heqja e apandesitit”.

    Pra, me këtë përgjigje moderatorja pretendon se nuk ka bërë asnjë operacion plastik, por siç duket i ka përjashtuar ndërhyrjet e lehta estetike.

    Një tjetër pyet: “Ku i ke bërë buzët?”

    Mesa duket, moderatorja e ka hequr mbushësin e buzëve sepse pyetjes i përgjigjet duke thënë: “Mund t’ju them vetëm ku i kam zhbërë!”, duke treguar në mënyrë indirekte se i ka bërë më parë.

    Bora Zemani pretendon se nuk ka bërë asnjë operacion plastik

    Bora Zemani pretendon se nuk ka bërë asnjë operacion plastik

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit