Me nisjen e sezonit të ri televiziv ka startuar edhe sezoni i ri i programit që ka prekur zemrën e shumë shqiptarëve, “Për Shqiptarët”, me moderatore Bora Zemanin.
Së shpejti do të startojnë edhe programe të tjera në “Top Channel” e ndër to edhe “Piramida’, një spektakël, një garë e ethshme mes dy skuadrave për të fituar 30.000 euro.
Këtë e ka lajmëruar në rrjete sociale Bora Zemani, ku mesa duket do të jetë përsëri moderatore e spektaklit edhe në këtë sezon.
Epo një moderatore me dy spektakle njëkohësisht në një televizion vetëm Bora Zemani e ka arritur.