18.5 C
Tirana
E diel, 8 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bordi i Çetit” me dy shpejtësi: Breshkë për të ulur çmimin e naftës, rrufe për rritjen

    Dy javë më parë, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare zbriti për herë të parë poshtë nivelit që ishte para nisjes së luftës në Ukrainë.

    Një fuçi shitej me 90 deri në 94 dollarë. Por, Bordit të çmimeve iu deshën disa ditë që të mësonte këtë lajm dhe pasi e mësoi u mblodh dhe e uli naftë me 1 lek, në një vendim që mund të konsiderohet si tallja më e madhe që prej themelimit të këtij bordi.

    Ulja qesharake e çmimit pasoi kritika e ironi nga qytetarët. Bordi iu përgjigj pas tre ditësh, këtë herë duke e ulur çmimin e një litri nafte me 4 lek.

    Pra, brenda pesë ditëve, Bordi e uli çmimin e naftës me 5 lek në total, megjithëse në bursa çmimet kishin rënë poshtë nivelit që ndodheshin para nisjes së luftës në Ukrainë.

    Njoftimi se Ukraina kishte mbyllur tubacionin naftësjellës drejt Europës Qendrore prodhoi efektin e kundërt në bursa, ku çmimi i naftës u rrit sërish lehtë.

    Bordi i ndjeshëm u mblodh brenda 24 orëve dhe me shpejtësi vendosi rritjen e çmimit me pesë lek. E gjithë veprimtaria e Bordit, që iu deshën pesë ditë për të ulur me 5 lek litrin e naftës, por vetëm pak orë për ta rritur atë përforcon bindjen e shumë qytetarëve se ky bord po u shërben oligarkëve të naftës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit