Në 19 shkurt, nën drejtimin e Donald Trump, pritet që të mblidhet për herë të parë Bordi i Paqes.
Mbledhja në Uashington e raportuar nga mediat ndërkombëtare, duke cituar letra ftese, pritet të shërbejë si një samit lidershipi dhe konferencë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Rripit të Gazës, sipas një iniciative të nisur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Për momentin nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë të tillë, për të qenë prezent në Uashington.
Më 22 janar, përfaqësuesit e 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Bordi i Paqes u krijua në kuadër të përpjekjeve për zgjidhje paqësore në Gaza. Uashingtoni ka thënë se që atëherë shtete të tjera i janë bashkuar iniciativës.



