14 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Mafia” e naftës që u ngrit me urdhër të Ramës për llogari të Kastratit me shokë dhe një denoncim i Braçes

    Në disa pika karburantesh, çmimi i naftës këtë të premte është poshtë çmimit të vendosur nga bordi i transparencës me një diference jo të papërfillshme, që vë në dyshim serioz vendimmarrjet e këtij bordi dhe qëllimin e ngritjes së tij; mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

    Çmimi më i ulët është vënë re në pikat e shitjes me pakicë që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me importuesit e mëdhenj të karburanteve, duke vënë gjithashtu në dyshim edhe pretendimin e Shoqatës së Hidrokarbureve se ka shitur me humbje deri në 3 lek për litër në datën 1 qershor.

    Në mbledhjen e fundit, Bordi vendosi çmimin 248 lek për naftën dhe 244 lek për benzinën. Por, në shumë pika të shitjes me pakicë, nafta po shitet me 235 lek dhe 236 lek për benzinën. Pra, çmimi i naftës është 13 lek poshtë çmimit të bordit dhe ai benzinës 8 lek.

    Diferenca ka nxitur akuzat se bordi i transparencës po u shërben një grushti tregtarësh të karburanteve, që deputeti socialist Erion Braçe i akuzon se kanë ngritur një kartel në treg.

    “Kanë çmime nga 2 lek më pak deri në 12 lek më pak për litër se çmimi i fiksuar i kartelit të naftës. E dija që do të vinte dita që pikat e bardha e rrjetet e vogla do të dilnin nga rreshti i çmimit të fiksuar, po rrënoheshin”, shkruan Braçe.

    Deputeti socialist e mbyll reagimin duke akuzuar Shoqatën e Hidrokarbureve se po kërcënon pikat e shitjes me pakicë që po shesin karburantin poshtë çmimit të fiksuar nga bordi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit