19.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Brad Pitt do të mirëpresë vitin 2023 me partneren e tij 29-vjeçare

    Brad Pitt, duket se i ka dhënë sërish një shans dashurisë dhe e ka lënë veten në krahët e Ines de Ramon, një stiliste bizhuterish.

    Çifti është në lidhje prej disa muajsh, por nuk duket të jetë diçka serioze, të paktën tani për tani. Ata theksojnë me kuptim se marrëdhënia e tyre nuk është ekskluzive.

    Megjithatë, ata janë duke u përgatitur për të pritur së bashku vitin e ri. Aktori i njohur tregon për miqtë e tij se po kalon një kohë të mirë me 29-vjeçaren. Ata u njohën muaj më parë përmes një miku të përbashkët.

    Dalja e tyre e parë publike u zhvillua në nëntor. Foto të tjera tregojnë yllin simpatik të Hollivudit duke mbajtur dorën e të dashurës së tij në rrugë, ndërsa ata ishin mjaft të dashur me njëri-tjetrin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit