17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në botë

    Brad Pitt e di ç’do të thotë të jesh një burrë seksi në Hollywood, ndaj nuk e ka të vështirë të zgjedhë burrat e tjerë që sipas tij, janë shumë tërheqës. Në një intervistë për “Vogue”, aktori 58-vjeçar tregoi shijet e tij.

    “Në botën e aktrimit – sepse është puna ime – menjëherë do të zgjidhja Paul Newman”, tha Pitt, pa u menduar shumë gjatë.

    Ja dhe Paul Newman në rininë e tij, gati për të thyer zemra dhe për të pushtuar botën me ata sy:

    Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në

    “Sepse është plakur me hijeshi dhe është një qenie shumë speciale, zemërmirë, i ngrohtë dhe i sinqertë”, vijoi Brad.

    Më pas, tha edhe një tjetër emër, që të gjithë e prisnim: George Clooney. “Kam një emër, George Clooney, sepse përse jo?”, tha Pitt.

    Dhe, Clooney, më i pashëm se kurrë:

    Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në

    Pra, tanimë e dini: Paul Newman dhe George Clooney janë burrat më seksi, sipas një burri shumë seksi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit