Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima i ka dhënë fund beqarisë fundjavën që lamë pas, në një ceremoni që është zhvilluar në jug të vendit. Mirëpo foto nga ceremonia kanë rrjedhur, ku zbulohet dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën Besës, ai është Tedi Tase, që në fakt është dhe menaxheri i këngëtares.
Të ftuarit kanë pasur një kusht, -të mos postonin asnjë foto nga dita më e rëndësishme e çiftit- . Mirëpo foto nga ceremonia kanë qarkulluar. Dasma është mbajtur në bregdetin e Drimadhes, ndërsa nuk kanë munguar njerëz të politikës dhe artit.
Besa dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut.
Vetë Besa në profilin e saj në rrjetet sociale ka publikuar unazat e martesës, ndërkohë që pak kohë më parë në një intervistë televizive pranonte se ishte e dashuruar.