10.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Brenda festës së ditëlindjes së Roza Latit, ja ish-banorët e BBV3 që ishin të pranishëm

    Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Roza Lati, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Moderatorja e njohur ka vendosur që të bëjë një darkë private me rastin e ditës së veçantë.

    E në këtë darkë ishin të pranishëm edhe disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët ajo ka ndarë rrugëtimin e saj në BBV3.

    Nga postimet në rrjetet sociale vihet re se të pranishëm ishin Julian Deda, Françeska Murati, Fation Kuqari, Ledjona Xheladinaj, Erjola Doçi dhe Elvis Myrta.

    Ndërkohë u vu re mungesa e Rike Roçit, më të cilën Roza ka patur një raport të ngushtë në shtëpinë e BBV3 por edhe jashtë saj. Madje Rike nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale për ditëlindjen e Rozës. E fansat janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh mes dy shoqeve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit