10.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Brikena përlotet nga Mateo: Më ka lënduar, për të ka më shumë rëndësi të flasë me Selin

    Duket se dyshja Brikena-Mateo po fillojnë të kenë dhe shenjat e para të xhelozisë në çift. Ditën e djeshme teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit dhe fliste për raportin me Mateon, Brikena është përlotur.

    Banoren e ka shqetësuar afrimiteti i Mateos me Selin, duke u shprehur se pas puthjes që shkëmbyen gjatë prime-it të së martës, kjo gjë e kishte lënduar.

    Brikena solli në vëmendje edhe klipin e spektaklit të kaluar, ku tregohej marrëdhënia mes Mateos dhe Selin, duke u shprehur se ai po qëndron afër me një vajzë që ajo nuk e ka as shoqe në atë shtëpi.

    “Doja të gatuaja për vete dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, e bëra me zemër, e bëra gati për të dhe për vete. Ai ishte duke ndenjur me Selinën dhe Shëndritin. Unë e hëngra të gjithë pjatën dhe ai nuk erdhi. Për ty është më e rëndësishme të rrish të flasësh me Selin sesa të vish brenda të respektosh bukën që unë bëra për ne të dy. Njerëzit mezi presin ta kenë këtë mundësi nga unë, dhe unë po ta jap ty mundësinë të jesh me mua.

    E ka ditur shumë mirë sa të rëndësishme e kam pasur ta jap një puthje. Më ka bërë të ndihem shumë keq. Ai shkon, e kap prej krahu për ta hedhur në pishinë një femër që unë nuk e kam as shoqe, kur doli klipi që mund të jetë keqkuptuar që ti mund të kesh një pëlqim për të, dhe ti shkon bën një gjest të tillë. Më ka lënduar kjo gjë”, është shprehur Brikena.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit