Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka treguar se edhe ajo do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, që do të organizohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo u shpreh e sigurt se pjesëmarrja do të jetë e lartë dhe se të gjithë duhet të protestojnë përtej politikë.
“Mendoj se të protestuari është civilizim e ne do të mësojmë të protestojmë përtej politikës.
Njerëzit e kanë humbur shpresën dhe nuk dalin të protestojnë, por mua realisht më janë mbushur sytë me lot kur pashë fillimin e protestës që dolën për çmimet, që pati një masivitet të frikshëm.
Shpresoj që mos të jetë shumë e largët koha që shqiptarët të mblidhen dhe të protestojnë pa i thërritur politika.
Shpresoj që të ketë shumë pjesëmarrje dhe jam e bindur që do të ketë shumë pjesëmarrje më datë 7, 07 ora 19:00. Ne do të jemi të gjithë aty” tha ish-drejtoresha socialiste e Tatimeve, e cila tani ka kaluar me LSI.