5.5 C
Tirana
E hënë, 24 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Brisi i Tatimeve solidarizohet me Belo Ezmerin për lidhjen me pagesat nga Vis Berberi kundër Veliajt: Ne jemi zëri i publikut

    risida Shehaj, e njohur si Brisi i Tatimeve, por edhe si Bleta e mandatit të parë të Rilindjes është solidarizuar me ‘delfinin’ e saj, Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, pas raportimeve mediatike për lidhje financiare me ish drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin, të cilit Belo dyshohet se i ka kërkuar para për organizimin e protestave para Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt.

    Shehaj kërkon të ndalen raportimet dhe aludimet që vënë në dyshime integritetin moral dhe politik të Belind Këlliçit, duke i konsideruar telenovelë. “Ka ardhur koha që të ndërgjegjësohemi të gjithë ne që kemi zë publik apo që publiku na jep mundësinë të jemi zë për ta, që s’mund e nuk duhet t’a shpërdorojmë këtë mundësi apo besim. Faktet janë të thjeshta dhe janë këto. Sot duhet të flasim në interes të publikut dhe këtu mbyllet kjo telenovelë”, shkruan Brisi, duke dalë në mbështetje të Belos.

    (Brisi dhe Belo gjatë pushimeve verore)

    Për akuzat që ka artikuluar gazetari Almer Toksa, ka reaguar edhe më herët Belo Ezmeri, i cili i ka mohuar komunikimet me Vis Berberin, ndonëse gazetari Toska ka parlajmëruar se ka evidenca për kompromentimin e rëndë të figurës së Belos.

    Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë. Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit. Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar. Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij. Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike. Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal. Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston. Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin. Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj“, shkruan Belo.

    Prej disa ditësh, një deklaratë e gazetarit Almer Toska, se një deputet i PD dhe shumë i afërt me Sali Berishën, ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë, ka shkaktuar zhurmë dhe revoltë mes demokratëve.

    Emrat të cilët janë lakuar më së shumti si bashkëpunëtorë dhe të paguar nga ushtari i Belinda Ballukut, kanë qenë Belind Këlliçi dhe Flamur Noka. Por këtë të dielë vetë gazetari Toska ka bërë një sqarim publik, duke konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për Belind Këlliçin.

    Ditët e fundit është përhapur një keqkuptim i madh lidhur me emrat e personave që figurojnë në komunikimet e përmendura në materialet e dosjes së njohur si dosja e Evis Berberit. Për të shmangur çdo lloj konfuzioni dhe për të mos u implikuar padrejtësisht individë që nuk rezultojnë pjesë e këtij komunikimi, kam detyrimin të bëj këtë sqarim. Nga materiali që ndodhet në dosje dje sipas bisedave që bëhen aty, rezulton qartë se nuk është Flamur Noka ai që komunikon në grupin e WhatsApp-it. Në atë grup, sipas identifikimeve që shfaqen nga një numër belg komunikimi i atribuohet Evis Berberit dhe Belind Këlliçit. Prandaj, për hir të së vërtetës dhe korrektesës publike, duhet bërë e qartë se Flamur Noka nuk është pjesë e atij komunikimi, dhe çdo përfshirje e emrit të tij në këtë kontekst është e pasaktë. Transparenca, qartësia dhe verifikimi i informacionit janë të domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për reputacionet e njerëzve“, shkruan gazetari Toska.

    Si u dëbua Brisi nga LSI dhe bashkimi me Belon në ‘kosheren’ e SHQUP-it

    Zakonisht, dy janë arsyet madhore të dëbimit nga Partia Lirisë, ish LSI-ja: Prishja në pazare dhe afrimi më shumë se ç’duhet me Ilir Metën, pronarin e partisë.

    Të gjitha zonjat dhe zonjushat e dëbuara nga LSI-ja me urdhër të Monika Kryemadhit, e kanë pësuar për shkak shkeljes së distancës së vendosur nga Mona me Ilir Metën. Ndërsa ish drejtorë, ish deputetë dhe ish ministra janë dëbuar vetëm kur nuk janë treguar korrektë, duke mos plotësuar në kohë tarifën fikse që duhet të dorëzonin tek pronarët e partisë, Meta-Monika.

    Stafi dhe rojet e godinës së partisë në ish Bllok nuk janë befasuar aspak vitin e kaluar kur nga Monika Kryemadhi erdhi një urdhër për të mos lejuar t’i afrohej selisë së partisë Brisida Shehajn, ish-drejtoresha e tatimeve të Ramës që rilindi si opozitare me Metën, pasi ky i fundit mbylli mandatin në Presidencë.

    Një urdhër nga Monika e kanë marrë edhe disa televizione për të mos pranuar më zonjën Shehaj në studio, pasi nuk përfaqësonte më Partinë e Lirisë (ish-LSI).

    Kapërcimi nga PS tek LSI

    Brisida Shehaj ka qenë pjesë e strukurave të larta drejtuese të Partisë Socialiste. Rama i besoi postin e drejtores së Tatimeve në vitin 2013 deri në vitin 2016. PD-ja dhe Sali Berishën e kanë akuzuar Brisin për krime të rënda financiare, lidhje nepotike dhe afera në krye të Tatimeve.

    Më pas Rama e emëroi Brisin zv/ministre të Ekonomisë dhe kryetare e Task- Forcës për bregdetin.

    Bleta e Tatimeve doli nga radari i Ramës kur nisi spostimi i Saimir Tahirit dhe Ditmir Bushatit.

    Në vitin 2020, befas Brisi iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë një sinonim i korrupsionit.

    Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Meta e vendosi Brisin të fundit në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë, numri 36.

    Brisi mori 918 vota, një rezultat pozitiv në raport me votat që mori Petrit Vasili, 362 vota.

    Megjithatë, Brisi nuk u demotivua. Në konferencat e para për shtyp me logon e partisë së re, Ilir Metaj e gradoi Brisida Shehajn në krye të njësisë antikorrupsion që do të ngrihej dhe do të bënte namin duke denoncuar aferat korruptive të qeverisjes korruptive të Edi Ramës nga Konispoli në Vermosh.

    Pas asaj daljeje, Brisida Shehaj doli edhe herë të tjera nga selia e LSI-së me emrin e Partisë së Lirisë, nëpër emisione, studio e panele televizive. Daljet i shoqëronte me fatura të vjetërura mashtrimi me TVSh-në, për të cilat në 2018 ka nisur një hetim nga Prokuroria e Tiranës.

    Groteskja ishte e dyfishtë. Së pari partia e Ilir Metës, simbol i korrupsionit, do të kishte një departament kundër korrupsionit. Së dyti, Shehaj duhej të denonconte edhe aferat e saj në krye të Tatimeve dhe task-forcës për bregdetin.

    Por, Brisida Shehaj nuk do ta kishte të gjatë. Pa paralajmërim, Monika e përjashtoi fillimisht nga grupi i WhatsApp i partisë.

    Më pas lëshoi urdhrin verbal që ‘bleta e tatimeve’ të mos i afrohej selisë së partisë si dhe informoi linjat e saj mediatike se Shehaj nuk përfaqësonte më Partinë e Lirisë.

    Një burim i brendshëm tha se shkak i ‘tërbimit’ të Monikës ishin disa mesazhe me përmbajtje të dyshimtë të Shehajt me Ilir Metën.

    Edhe pse Shehaj është e bindur se raporti me Metën ishte brenda korrnizës politike dhe të bashkëpunimit për kauzat e partisë, Monika, e pushtuar nga paranojat, duket se ka parë flirt.

    Nga ana tjetër, Meta u përpoq të qetësonte Monikën se Brisin e kishte si vajzën e tij dhe se babain e saj ish-Shefit të Sigurimit të Shtetit, Ibrahim Shehaj, e kishte mik që nga viti 1992. Megjithatë, Monika ishte e prerë: Brisi nuk duhet t’i afrohej më selisë së partisë, dyqan që sot hapet vetëm nga Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës.

    Afrimi me Belon

    Brisida Shehaj nuk u mendua gjatë pasi Monika e dëboi nga LSI-ja, por u afrua me Belind Këlliçin, duke u bërë pjesë e shtabit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës.

    Ditët e fushatës nisnin me takime dhe premtime, ndërsa përfundonin me bankete, raki dhe të bardhë.

    Belo Ezmeri humbi me 60 mijë vota përballë Erion Veliajt. Kështu humbi edhe ëndërra e Shehajt për t’u bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

    Pas një vere depresive, Belo dhe Shehaj gjetën sërish një arsye për t’u bërë bashkë: Për kauzën e inceneratorëve, që kishin nisur Ilir Meta në skenë dhe Arben Ahmetaj në prapaskenë.

    Në kuadër të investigimit të thelluar të aferës së inceneratorëve, Belo Ezmeri dhe ‘bleta e tatimeve’ rrinë çdo ditë mbyllur në kosheren e SHQUP-it, duke zbuluar çdo javë fakte të reja për inceneratorët.

    Herë pas here, Brisi denoncon edhe koncensione dhe tendera të qeverisë. Ka denoncuar koncensionin e sterilizimit, investimin në Portin e Durrësit, rafinerinë e Ballshit etj.

    Vetëm një koncesionin që po hetohet nga SPAK, Brisida Shehaj nuk e ka denoncuar kurrë. Nuk e përmend kurrë. Bëhet fjalë për koncensionin 114 milionë euro të laboratorëve. Pse nuk e përmend kurrë? Mos vallë një pjesë të këtyre parave kanë hyrë në shtëpinë e saj?

    Grup gjobëvënie

    Nga kosherja e Rilindjes, Bleta e Tatimeve u dëbua nga LSI-ja dhe përfundoi në kosheren e PD-së në SHQUP. Që nga gushti 2023, Brisi dhe Belo u mbyllën në një dhomë të SHQUP-it për të denoncuar korrupsionin. Duke përdorur informacionet si ish drejtoreshë e Tatimeve, ish drejtoreshë të Agjencisë Shtetërore të Investimeve (AIDA) dhe ish kryetare e Task-Forcës për Tokat e Bregdetit, Brisi i koncensioneve që po heton SPAK, i shkruante Belos denoncime shantazhuese për biznesmenë dhe zyrtarë publikë.

    Disa u çuan zarfet, të tjerë heshtën. Sistemi i gjobëvënies nga penxheret e SHQUP-it ka vijuar me intensitet deri në gusht të këtij viti, kur Belo dhe Brisi tentuan të ‘krehnin’ disa subjekte që paguanin në të njëjtën kohë te Shkëlzeni. (Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit